Është arrestuar në Montreal të Kanadasë 60-vjeccari, engjell Brahimi, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritete shqiptare, pasi ëhstë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe jalit të tij 8 vjecc në vitin 2000.
Sipas “Montrealgazzete”, Brahimit doli para gjykatës kanadeze këtë të premte, pasi opër të auoritete shqiptare kanë kërkuar ekstradimin.
Ai u kap në në Montreal të Kanadasë ku jetonte prej shumë vitesh, por me një tjetër identitet. Shqiptari njihej me emrin Piro Kota.
“Një burrë i cili u dënua në mungesë në Shqipëri shumë vite më parë për vrasjen e një oficeri policie dhe djalit të tij tetë vjeçar u zbulua së fundmi duke jetuar në Montreal me një emër të rremë dhe doli para një gjyqtari në gjykatën e Montrealit të premten. Qeveria shqiptare ka kërkuar ekstradimin e Ëngjëll Brahimit, 60 vjeç, një burrë që pretendohet se jeton prej vitesh në Kanada me emrin Piro Kota,”- shkruhet në artikull.
Brahimi ka vrarë oficerin e policisë, Astrit Braçe, dhe djalin e tij 8-vjeçar, Asllan, në një pritë me armë zjarri, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2000.
Brahimi është dënuar më 21 maj 2001. Ai u shpall fajtor në mungesë nga një gjykatë për vrasje me paramendim për shkak të hakmarrjes, vrasje të kryer në rrethana të tjera specifike, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Brahimi u dënua me burg të përjetshëm.
/AlbEu.com/