Ilir Shaqiri zbulon për herë të parë banorin e preferuar në “Big Brother VIP 2”

Në këtë edicion  të Big Brother Vip thuajse të gjithë janë me Luiz Ejllin dhe përjashtim nuk bën as Ilir Shaqiri.

Duke përdorur shprehjen “unë jam me atë që janë të gjithë shqiptarët”, Shaqiri konfirmoi se Luizi është më i vecanti nga personazhet në reality, por nga ana tjetër po ashtu tha se ka disa vetë që i pëlqejnë dhe këtu nuk mund të mos e përfshijmë Oltën që e takoi me aq dashamirësi në momentin kur hyri pak ditë më parë.

“Vjet ishte njëshi (Big Brother) dhe njëshi është njëshi. Numrat që do të vijnë në vijim secili do të ketë rëndësinë e vetë padiskutim, sic edhe çdo banor dhe fitues që do të ketë rëndësinë e vet. Për kë bëj tifo? Banori që e ka gjithë vëmendjen, nuk e them unë e thotë Shqipëria është Luizi. Unë jam me atë që janë shqiptarët. Ka disa vetë që më pëlqejnë aty, por Luizi është më i veçanti,”- tha ndër të tjera Iliri në prenoncimin e shkurtër për “Ditë e Re”.


Shtuar 10.02.2023 19:31