Italia ka regjistruar 7,567 raste të reja me koronavirus si dhe 182 humbje jete në 24 orët e fundit.
Që nga fillimi i pandemisë në Itali kanë humbur jetën 123,927qytetarë, ndërsa numri total i të infektuarve rezulton të jetë 4,1 milionë.
Sipas të dhënave të autoriteteve të shëndetit, në njësitë e kujdesit intensiv janë duke marrë kujdes shëndetësor 1,860 pacientë, teksa numri i të shëruarve është 13,782.