Fundjavë vendimtare, Juve mund të mbetet jashtë Champions

Juventus do të luajë ndaj Interit të dielën dhe në rast se dështon, atëherë do të përfundojnë sezonin e ardxhshëm në Europa League.

Atalanta dhe Milani kanë pikë të barabarta (75), ndërsa Napoli pozicionohet në vendin e katërt me 73 pikë. Pas tyre, në vendin e pestë është skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo, Juventus 1 pikë më pak.

Në qoftë se Atalanta dhe Milani i fitojnë ndeshjet e tyre këtë fundjavë, respektivisht ndaj Genoa dhe Cagliarit, atëherë të dyja do arrijnë të sigurojnë kualifikimin sezonin e ardhshëm në Champions League.

Por edhe nëse fiton ndaj Interit, fati i “Zonjës së Vjetër” nuk është në dorën e saj pasi duhet të shpresojnë për hapin fals të Napolit që përballet me Fiorentinën.


Shtuar 14.05.2021 17:33