E mbijetuara e tërmetit të 1999 në Izmir të Turqisë, Ozge Ovun-Sert, u ka ardhur në ndihmë bashkëkombasve të saj që janë prekur nga tërmti i 6 shkurtit.
Kur Ozge pa pamjet e njerëzve që nxirreshin nga rrënojat pas tërmetit shkatërrues të hënën, ajo u kthye në kohën kur familja e saj u detyrua të evakuohej pas një tërmeti që la pas më shumë se 17 mijë viktima.
Ajo është ndjerë e pafuqishme disa herë këtë javë duke parë nga shtëpia e saj e re në SHBA teksa shumë vuajnë, por është përpjekur ta kthejë pafuqinë në veprim.
“Këta njerëz kanë nevojë për ne,” tha ajo.
Së bashku me anëtarët e tjerë të Shoqatës Amerikane Turke të Uashingtonit, DC, Ovun-Sert po mbledh qindra mijëra dollarë ndihma dhe paketon kuti me furnizime emergjente që do të dërgohen për ndihmë.
Organizata Turkish Philanthropy Funds, ka mbledhur më shumë se 3 milion dollarë.
“Kjo është ajo në të cilën ne po përqendrohemi tani, në vend që të fokusohemi se si nuk mund të jemi me të dashurit tanë,” tha ajo.