Emërohet kreu i ri i IKMT-së

Ditën e sotme u mbajt një mbledhje ku të pranishëm ishin 3 ministra të kabinetit qeveritar dhe kryeministri Rama. Tematika e mbledhjes kishte të bënte me kontrollin e terriorit të shtetit në mënyrë që të ndaloheshin ndëtimet pa leje.

Gjithashtu nëpërmjet kësaj mbledhje u bë e ditur se tashmë Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të ketë një kryetar të ri. Siç u bë me dije, postin që më parë e mbante Dallëndyshe Bici, tashmë do t’a ketë Ajet Zyberi i cili ka shërbyer më parë në Policinë e Shtetit, ku ka pasur edhe rolin e drejtorit të policisë në Korçë.

Ndërsa ish kryetarja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, e cila kandidoi edhe në zgjedhjet e 25 Prillit, është emëruar së fundmi në rolin e zëvendësministres së mbrojtjes.


Shtuar 14.05.2021 16:26

Tags: