Është identifikuar edhe viktima e dytë e aksidentit tragjik të ndodhur mesditën e sotme në aksin Kolonjë-Bubullimë në Lushnje.
22 vjeçarja është identifikuar si Aurora Basha, e cila ishte ndodhej në makinën e drejtuar nga Xhezmi Oshafi, 68 vjeç.
Fillimisht u dyshua se i ndjeri dhe e ndjera ishin babë e bijë, por nga identifikimi i tyre u mësua se dy personat nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin.
Ky i fundit ka ndërruar gjithashtu jetë pas aksidentit të shënuar në rrethrrotullimin e Kolonjës. Ata po qarkullonin me automjetin tip “Toyota” e cila ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Njoftimi Paraprak i Policisë
Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.