“Diplomacia e tërmeteve”/ Fatkeqësia natyrore “zbut gjakrat” Turqi-Greqi, ekipet helene nxjerrin nga rrënojat një 50-vjeçar

Fatkeqësia me tërmetet kastrofike në Turqi ka lënë mënjanë hatërmbetjete dhe tensionet mes Ankarasë dhe Athinës.
Greqia ka dërguar në zonat e prekura nga tërmetet shkatërruese në Turqi ekipin grek të zjarrfikësve elitë, EMAK.

EMAK është një skuadër e specializuar për katastrofat natyrore dhe tërmetet. Ekipi grek arriti të shpëtonte një 50-vjeçar nga rrënojat në Hatay, ndërsa po vazhdojnë misionin për të nxjerrë të mbijetuar të tjerë nga rrënojat.

Nga ana e tyre mediet greke kanë risjellë në vëmendje “diplomacinë e tërmeteve”, kur vendet ndihmojnë njëri-tjetrin në raste fatkeqësish natyrore, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara gjeopolitike.

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë ka arritur në të paktën 11,104, sipas autoriteteve.

Ne Turqi , numri i të vdekurve është rritur në të paktën 8,574, me gati 50,000 të tjerë të raportuar të plagosur, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një konferencë televizive të mërkurën, gjatë një vizite në zonat e fatkeqësive pranë epiqendrës së tërmetit.

Në Siri, të paktën 2,530 njerëz janë raportuar të vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe rajonet e kontrolluara nga rebelët, thanë zyrtarët.

Pas një periudhe tepër të tensionuar prej vitit 2020 dhe gati një viti që liderët e dy vendeve, jo vetëm që nuk bisedonin, por mbizotëronin kërcënimet nga ana e presidentit turk dhe përgjigjet e Athinës zyrtare, kryeministri grek Mitsotakis ka biseduar personalisht në telefon me presidentit Erdogan, duke i shprehur gadishmërinë për ndihmën greke.

Ishte 17 gushti i vitit 1999, kur një tërmet 7,6 ballë shkalla Rihter shkatërroi qytetin Izmirit,, por dhe disa lagje të Stambollit duke shkaktuar vdekjen e mbi 17000 vetëve dhe la mbi 500.000 të pastrehë. Greqia nisi menjëherë një grup special shpëtimi ,ndërsa mijëra grekë mblidhnin dhe dërgonin ndihma për qytetarët turq.

Pa kaluar një muaj, në 7 shtator të po atij viti, një tërmet 5.9 Rihter goditi Athinën dhe shkaktoi mbi 145 viktima. Ishte radha e Turqisë të dërgonte ekipe shpëtimi dhe ndihma nga mijëra turq ./albeu.com/


Shtuar 8.02.2023 13:14