Fluturoi mbi qiellin e SHBA, marina amerikane publikon foton e parë të balonës spiune kineze të shfryrë

Marina amerikane ka publikuar fotot e balonës kineze të dyshuar si spiune, që u qëllua nga qielli duke u shfryrë, të shtunën.

Komanda e Forcave të Flotës Amerikane postoi disa foto në faqen e saj në Facebook, duke treguar mbeturina të mëdha të balonës duke u tërhequr në një varkë.

Në postim thuhej se marinarët që morën mbeturinat të dielën ishin pjesë e ekipit të specialistëve të eksplozivëve të Marinës.

Balona e shfryrë tani do të ekzaminohet për të parë nëse ishte vërtet pajisje spiunazhi.

Kina ka këmbëngulur vazhdimisht se “anija ajrore është për përdorim civil dhe ka hyrë në SHBA për shkak të forcës madhore, ishte plotësisht aksidentale”.

Zbulimi i balonës shkaktoi një krizë diplomatike, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që anuloi menjëherë një udhëtim të fundjavës në Kinë për “aktin e papërgjegjshëm”./albeu.com


Shtuar 7.02.2023 18:57