Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve.
Alibeaj shpreh në mbledhje kërkuan interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal. Gjithashtu ai tha se po mundohen të bëhen lojëra në lidhje me këtë çështje, duke shtyrë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor.
“Po bëhet lojë për të fshehur Ramën nga të vërtetat. Rama është i akuzuar i vetëm. Rama shkeli Kushtetutën dhe rregulloren”, tha Alibeaj.