Numri i viktimave nga tërmeti që tronditi Turqinë dhe Sirinë i ka tejkaluar 3 mijë.
Nga ana e Turqisë 2,316 njerëz janë vrarë dhe 13,293 janë plagosur në tërmetet e së hënës Shërbimet e urgjencës thanë se 7,340 njerëz janë shpëtuar deri më tani.
Ndërkohë, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, duket shkalla e rëndë e tragjedisë.
Boğazım düğümlendi… #deprem #sondakika pic.twitter.com/VsE94OALbY
— Who? (@who98408150) February 6, 2023
Trupa të pajetë të shtrirë në tokë, njerëz në panik dhe godina të rrënuara. Kjo është pamja e katastrofës nga ana e Turqisë, ndërkohë që në Siri ekipet e shpëtimit luftojnë kundër kushteve që kanë për të nxjerrë të gjallë nga rrënojat sa më shumë njerëz. /albeu.com