Hakerat iranianë publikojnë listën e zgjedhësve shqiptarë: Nuk pendoheni që votoni për zyrtarë të korruptuar?

Hakerat iranianë kanë publikuar në Telegram listën e zgjedhësve në Shqipëri, vetëm 3 muaj para votimeve për kryebashkiakët e rinj të vendit.

Zgjedhje lokale do të mbahen më 14 maj.

Me këtë publikim, hakerat kanë shpërndare dhe një mesazh ku thonë:

“Nuk keni nisur të pendoheni që votoni për zyrtarë të korruptuar?”.

Kjo është e disata herë që hakerat iraniane bëjnë publike të dhëna sensitive për qytetarët shqiptarë./Albeu.com/


Shtuar 6.02.2023 13:11