Holanda do të dërgojë një ekip kërkim-shpëtimi në Turqi për të ndihmuar në përgjigjen ndaj tërmetit që la qindra të vdekur, tha të hënën Ministri i Jashtëm holandez Ëopke Hoekstra.
“Ky ekip përfshin policë dhe personel ushtarak, reagues të ndihmës së parë dhe zjarrfikës,” tha Hoekstra në Twitter.
“Të tronditur nga lajmi i tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe shumë turq e sirianë të plagosur.”
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) i bëri thirrje më parë komunitetit ndërkombëtar për ndihmë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.
Edhe ekipet e shpëtimit nga Rumania janë tashmë në rrugën drejt Turqisë për të dërguar ndihma pas tërmetit shkatërrues, tha të hënën komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave.
“Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të BE-së po koordinon vendosjen e ekipeve të shpëtimit nga Europa”, njoftoi Janez Lenarcic në Twitter.