Kina ka reaguar për atë që u cilësua si një “balonë spiune” dhe u pa të lëvizte në territorin amerikan.
Sipas zyrtarëve kinez, balona ka devijuar nga rruga dhe është përdorur për qëllime kryesisht meteorologjike.
Kina shprehu keqardhjen për hyrjen e paqëllimshme të balonës në hapësirën ajrore të SHBA-së.
Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se ata besojnë se baloni, i parë mbi zona të ndjeshme ditët e fundit, ishte në fakt një pajisje mbikqyrjeje në lartësi të madhe.
Objekti fluturoi mbi Ishujt Aleutian të Alaskës dhe përmes Kanadasë përpara se të shfaqej mbi qytetin Billings në Montana të mërkurën, thanë zyrtarët amerikanë.
Montana është shtëpia e disa prej kapanoneve të raketave bërthamore të SHBA-së.
Shtetet e Bashkuara vendosën të mos e rrëzonin balonën për shkak të rrezikut të shkaktuar nga rënia e mbeturinave dhe përdorimit të kufizuar të çdo inteligjence që pajisja mund të mblidhte, tha zyrtari i mbrojtjes amerikane.
Megjithatë, qeveria përgatiti avionë luftarakë në rast se objekti duhej të rrëzohej.
Mediat amerikane më herët raportuan se balona ishte sa tre autobusë.