Mimoza Veizaj është 30-vjeçarja që humbi jetën 4 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë në maternitetin “Koço Gliozheni”.
E reja ka shkuar në spital në orën 3:00 të natës më 28 janar, ndërsa kishte lindur në orën 15:00 të pasdites.
Ndërkohë, familjarët e saj kanë thënë se ajo nuk vuante nga asnjë problem shëndetësor dhe akuzojnë stafin e maternitetit se nuk i kanë dhënë shërbimin e mjaftueshëm, sipas BalkanWeb.
Ata kanë treguar se viktima ka pasur dhimbje brinjësh dhe këmbësh, ndërkohë që lindja e saj kishe shkuar shumë mirë, po ashtu dhe 9 muajt e shtatzënisë.
Fatmirësisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe peshon rreth 5 kg. /albeu.com