Pse perimet e ngrira janë më të shëndetshme se të freskëtat

Nëse ju mendoni se perimet i humbasin vlerat e tyre ushqyese pasi ngrinë, e keni gabim. Ne ju tregojmë më poshtë arsyen pse perimet e ngrira janë më të shëndetshme sesa ato të njomat.

Perimet që janë të ngrira, zakonisht janë këputur pasi janë pjekur plotësisht në kushte natyrale.

Jo te ngrirat janë perime jo të sezonit dhe zakonisht këputen pa mbaruar procesin e pjekjes dhe humbin vlerat duke qëndruar në dyqan dhe duke u ekspozuar ndaj diellit.

Megjithatë, ekspertët tregojnë se kur duhet t’i përdorni perimet e ngrira dhe kur jo.

Bizelet

Bizele mund të përzihen me çdo gjë, në supë, të ziera, makarona, sallatë e tij. Por është mirë që të prisni sa bizelet të piqen në sezonin e tyre e pastaj t’i ngrini. Për shkak se bizelet zbardhen para ngrirjes, thjesht mund t’i nxirrni nga ngrirja në darkë e t’i përdorni ditën tjetër. Nëse po i shtoni te një supë perimesh ose makarona karbonara, hidhini në fund të procesit të gatimit në mënyrë që të nxehen, por jo të skuqen.

Lulelakra

Lulelakrën e ngrirë duhet ta hani të zier në avull, me oriz, ose në supa të ndryshme. Mos e përfshini në sallata apo ta piqni sepse humb vlerat e saj.

Spinaqi

Spinaqi i ngrirë është i mirë për smoothies, salcë me angjinare, apo krem spinaqi, omëletë etj. Por nuk duhet ta hani në sallatë edhe sandviçë. Megjithatë ekspertët rekomandojnë që të përdorni gjithmonë spinaq të freskët, jo atë të ngrirë. Spinaqi i ngrirë është pothuajse plotësisht i tharë, kështu që një anë e mirë është që ju e dini saktësisht se çfarë po gatuani. Po e keqja është që kur e blini nuk e dini sa sasi ka brenda qeses edhe mund të jetë një sasi shumë e vogël për lekun që hidhni.

Bishtajat

Mund t’i hani të përziera me makarona ose si gjellë. Por mos i piqni ato. Kur bëhet fjalë për bishtajat, fakti nëse janë të ngrira apo të freskëta varet nga mënyra se si do t’i përgatisni. Por nëse doni bishtaja të pjekura, mirë do bëni t’i blini të freskëta, jo të ngrira. Sipas ekspertëve të kuzhinës, lagështia e mbetur nga perimet e ngrira parandalon gjithë atë karamelizimin e shijshëm në furrë. Perimet e pjekura duhet të futen në furrë të thata dhe të lyera me vaj për rezultate më të mira.

Karota

Mund t’i gatuani karotat me çdo gjë, por nuk mund t’i përfshini apo gatuani me ushqimin e papërpunuar.