Sulm i përgjakshëm në ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran

Ambasada e Azerbajxhanit në kryeqytetin e Iranit,  Teheran është sulmuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Sipas medieve vendase nga sulmi ka mbteur i vrarë një punonjës i ambasadës, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit  bën me dije se nga sulmi ka mbetur i vrarë  kreu i shërbimit të sigurisë së Ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran, ndërsa 2 roje të sigurie kanë mbetur të plagosur.

Nuk dihet ende kush fshihet pas sulmit të përgjakshëm, e as motivet e autorëve.

Autoritetet vendase po punojnë për zbardhjen e rrethanave të sulmit të armatosur.

/albeu.com/