Dorian Duçka është një nga dy shqiptarët e përfshirë në dosjen e hetimeve ndaj ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal i cili u arrestua disa ditë më parë në Nju Jork.
Dorian Duçka prezantohe si personi “b” në dosje, një shtetas shqiptar i punësuar nga një kompani konglomerat energjie kineze qe vepronte si këshilltar informal i Kryeministrit të Shqipërisë.
Ndërsa personi “a” është Agron Neza. Personi A dhe personi B (Dorian Duçka) ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin”, thuhet në dosjen amerikane.
Sakaq nëpërmjet një postimi në Facebook, gazetari investigative, Artan Hoxha, bën me dije se Dorian Duçka është larguar paraditen e sotme drejt Dubait, ndërsa thotë se Duçka është larguar me çarterin special “pa pagesë” te kryeministri, Edi Rama.
“O sot, o kurre…. Koha per nje proteste te fuqishme ne mbrojtje te FBI-se dhe kunder “famozit” Dorian Duçka….
Edvin Rama, dorezo keshilltarin tend special pa pagese, njeherazi dhe kusheririn e pare te Ilir Metes…
Nderkohe po presim, qe hakerat iraniane, te na japin identitetin e pastrueses te shtepise se Dorian Duçkes
Ne foto: Dorian Duçka duke u larguar paraditen e sotme drejt Dubait, me çarterin special “pa pagese” te kryeministrit”, shkruan Hoxha në Facebook.
Kush është Dorian Duçka?
Duçka ka histori të larmishme me pushtetin. Ai u përmend orët e fundit si “këshilltari i Ramës”, por Sali Berisha, që tani e quan “supermafioz”, e ka pasur në qeverinë e përbashkët me Metën. Madje shpesh ai përmendej asokohe si mik i ngushtë i Damir Fazllic, me të cilin shihej në lokalet e natës në Tiranë.
Dorian Duçka ishte përfaqësues i LSI-së së Ilir Metës në koalicionin 2009-2013 me Sali Berishës, drejtor i Integrimit në Ministrinë e Energjetikës dhe përmendet në media edhe si “nipi” i Ilir Metës. Dorian Duçka ka qenë zëvendës ministër i Energjetikës me LSI-në edhe në periudhën 2013-2015. Ai ka patur një përvojë pune edhe me TAP-in, si Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projekteve .
Ja si e përshkruante Dorianin në 2019 një prej mediave më afër Berishës, në pronësi të një gazetari që sot është zëdhënës i PD: “Kryeministri Rama ka firmosur emërimin e Xhoana Lilajt, me profesion juriste, si anëtare të Këshillit Drejtues të AKEP-it. Caktimi i saj në këtë pozitë, duket më shume si një shpërblim për kontributin qe bashkëshorti i saj, Dorian Duçka, pati në organizimin e ‘darkës së gabuar’ të kryeministrit me disa deputetë gjermanë në Berlin. Duçka, njihet po ashtu edhe për raportet e ngushta me presidentin Meta, teksa ka shërbyer edhe si ish-zv/ministër i Industrisë dhe Energjisë”.
/albeu.com/