“Ata kthejnë 50 ne do ikim 500”, Tik Tok-u, “gomonja” që po i siguron shqiptarëve të kalojnë kanalin drejt Anglisë

Reklamimet në Tik Tok nga kontrabandistët shqiptarë gjatë muajit janar kanë bërë që një numër rekord personash të kalojnë kanalin drejt Anglisë, 442 prej të cilëve mbërritën me 10 varka të dielën.

Sekretarja e Kulturës Michelle Donelan tha se legjislacioni i ri do të ndalonte reklamat për kalimet në faqet e internetit.

Në një reklamë të shpërndarë nga shqiptarët shkruhej: Ata kthejnë 50 ne do të ikim 500.

“Na kontaktoni për nisjen e radhës.”

Një tjetër mburrej: “Askush nuk do të të kthejë.”

“Do të mbajnë vetëm një javë në qendrën e paraburgimit.”

“Ne kemi një super çmim prej 4500 paund.”

“Pagesa në mbërritje.”

Deputeti i Workington Mark Jenkinson tha: “Këto reklama të sëmura që vërshojnë në TikTok sjellin një kuptim krejtësisht të ri për kalimet gjatë janarit”.


Shtuar 25.01.2023 16:19