KQZ miraton listën e kandidatëve të Partisë Socialiste dhe LSI-së

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e paraqitur nga Partia Socialiste për zgjedhjet e 25 Prillit.

Fillimisht KQZ e ktheu listën e Partisë Socialiste, duke ndërruar vendet e Marsida Hysenit me të Shkëlqim Bullarit në qarkun e Elbasanit.

Pasi korrigjimeve të bëra listat e Partisë Socialiste është miratuar.

Nga verifikimet e bëra nga KQZ, rezulton se të gjithë kandidatët janë të pastër dhe nuk bien ndesh me kriteret e dekriminalizimit.

Administrata e KQZ njoftoi se 3 nga kandidatët e Partisë Socialiste rezultojnë të dënuar me gjobë, por kjo nuk përbën kusht që ata të skualifikohen nga gara.

“3 kandidatë të PS kanë raportuar dënime me gjobë, por dënimi me gjobë nuk përfshihet në skemen e ndalimit për të kandiduar. Kandidatët për deputetë nuk përbëjnë kusht për mos rizgjdhjen e tyre më 25 prill”.

Gjithashtu bëhet me dije se është miratuar nga KQZ edhe lista shumë-emërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 25 Prillit. Pavarësisht se 7 kandidatë kishin deklaruar dënime penale, ata moren “OK”, pasi nuk ishin në kushtet e moszgjidhjes.

“7 kandidatë për deputetë të LSI kanë deklaruar dënime penale, por nuk përbëjnë kusht për të mos u zgjedhur për deputet në zgjedhjet parlamentare”.


Shtuar 16.03.2021 19:23