Gjermania mund t’i japë miratimin Polonisë që Varshava të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë sa më shpejt që të mërkurën, raporton Bloomberg.
Burime të afërta folën për gazetën pasi Polonia paraqiti një aplikim zyrtar të martën.
Ligji gjerman kërkon që ata të japin miratimin përpara se ndonjë prej pajisjeve të saj ushtarake të rieksportohet. Gjermania ka thënë se do të përgjigjet me “urgjencë të nevojshme”.
Kjo do të thotë se qindra tanke në Evropë mund t’u furnizohen forcave të Volodymyr Zelensky vetëm me miratimin e politikanëve, shkruan The Guardian. /albeu.com