Ngjela trondit politikën: Amerikanët panë Saliun me kallash në dorë duke zbritur shkallët e Kryeministrisë

Avokati Spartak Ngjela thotë se serverat e Kryeministrisë në lidhje me ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011 nuk janë fshirë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela nënvizoi se disa ekspertë i kanë thënë se ka disa pamje, ku ish-kryeministri Sali Berisha, zbret shkallët e godinës me automatik.

Ngjela shtoi se Rama ia ka konfirmuar vetë këtë gjë dhe se ishte në dijeni për urdhrat që ka dhënë Berisha atë ditë.

“Këta kanë qenë naivë. Serveri nuk prishet. I morën ata serverat, ata kujtonin se i kishin fshirë, nuk fshihet serveri. Gjithçka që ke të inçizuar këtu, e ke edhe në Kaliforni. Ata e kishin dhe mua më thanë që janë të gjitha.

Madje, thanë që e kemi Saliun duke zbritur shkallët me automatik. Këtë ma tha edhe Rama, e ka konfirmuar Rama. Por Rama pse nuk e denoncoi? Personalisht mua, pasi i thashë unë, më tha po, e dinte edhe ai, që atëherë”, theksoi ai.


Shtuar 23.01.2023 15:38