Lidhja që e bëri të famshme, Kiara Tito: Ai ka qenë dashuria ime e parë

Kiara i ka rrëfyer Maestros arsyen pse ajo vijon të qëndrojë “e tërhëequr” në marrëdhënien e saj  me Luizin brenda shtëpisë së BBV. Gjatë një bisede me tenorin, moderatorja tha se e ka pasur një lidhje publike dhe ka qenë gjithë kohën në presion.

Më herët, Kiara ka pranuar edhe lidhjen e saj me këngëtarin Butrint Imeri dhe ka rrëfyer se kanë qenë të dy 20 vjeç.

Kiara: Dëgjove Arbanën Maestro që më tha “ti e ke pasur një lidhje që është bërë publike?” Ajo ka qenë dashuria ime e parë, hera e parë që unë kam ndjerë për dikë. Ka qenë një presion shumë i madh dhe kam qenë vetëm 20 vjeç  kur e kam kaluar.

Maestro: Po pse presion kaq i madh?

Kiara: Presion sepse përflitej në media.

Maestro: Ti ke qenë pjesë e medias?

Kiara: Po po kam qenë, në punë e ka m njohur, te puna që bëja, bëja këto intervistat.

Maestro: Sa vjeç  ishte ai?

Kiara: 20, moshatarë. Ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe shumë herë më ka prishur pune me të kjo gjë. Shpesh herë kesmi nisur disa debate kot.

/Albeu.com/


Shtuar 22.01.2023 13:59