Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri deklarata të forta ndaj ambsadores së SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim.
Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha akuzoi Yuri Kim për shkelje të Kushtetutës së SHBA-ve dhe të Konventës së Vjenës mbu stautin e diplomatit.
Ai tha se Yuri Kim shënon rekorde të zeza të papajtueshme me statusin e asnjë diplomati, duke e quajtur pjesë të mafias.
Sipas Berishës Yuri Kim ka ndërhyrë në mëyrë të paskrupullt në SPAK.
“Unë mendoj se guvernatorja Yuri Kim ka shënuar në qëndrimet e saj, rekorde të zeza të papajtueshme me statusin e një diplomati. Ajo ka trajtuar Shqipërinë jo si një vend aleat i SHBA, por si një vend vasal. Nuk e gjykoj Yuri Kim në raport me Berishën, por me vendin tim. Ajo ka shkelur Kushtetutën e vendit tim, Kushtetutën e SHBA, ka shkelur Konventën e Vjenës mbi statutin e diplomatit. Po i lëmë thirrjet e saj për barin për demokratët, por po marr qëndrimin e saj të fundit ndaj SKAP-it të partisë. Ishte qëndrimi më absurd. Ishte qëndrimi më shkatërrues. Ndërhyrja e Edi Ramës dhe Yuri Kim në një garë të paimagjinueshme për të zgjedhur kryetarin trevjeçar të atij organi, i dha atij organi një goditje mëshire. Unë u them shqiptarëve se kjo është rruga e Republikës së Bananeve. Por Amerika ka hequr dorë nga Republikat e Bananeve. Është mafia e Sorosit. Nuk është Amerika e vlerave. Ndaj ju ftoj që të mos i besoni asgjë asaj. Ajo, fatkeqësi e madhe që rastisi ambasadore në 100-vjetorin e marrëdhënieve tonë dhe punoi për të dëmtuar reputacionin e vendit të madh të lirisë. Dhe ia arriti. Gjithçka e bëri për dosjen e saj dhe interesat e saj personale”, tha Berisha./Albeu.com/