Një aksident i rëndë në aksin Burrel-Klos, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, dy janë në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kuq”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, teksa personat e plagosur janë dërguar në spital./albeu.com