Rrëzimi i helikopterit në afërsi të Kievit, reagon Xhaçka: Lutjet tona shkojnë për popullin e Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Ukrainë, ku 18 persona, mes tyre zyrtarë të partë, humbën jetën pas rrezimit të një helikopteri.

Ministrja shpreh ngusheëllimet për humbjen e ministrit të Brendshën dhe thotë se lutjet shkojnë me popullin e Ukrainës.

“Ngushëllime të sinqerta e të përzemërta për qeverinë dhe popullin e Ukrainës, pas humbjes tragjike të jetëve të Ministrit të Brendshëm Denys Monastyrsky, zyrtarëve të tjerë dhe civilëve, përfshirë fëmijë pas rrëzimit të helikopterit në afërsi të Kiev.
Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin e Ukrainës”, shkruan Xhaçka.

/albeu.com


Shtuar 18.01.2023 11:40