Sot, Banka e Shqipërisë ka nënshkruar në marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë e Përgjithshme për parandalimin e falsifikimit të monedhave në vendin tonë.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje, guvernatori i BSH, Gent Sejko foli për rëndësinë e parandalimit të këtij fenomeni, teksa shtoi se sipas të dhënave më të fundit “ka një rënie të konsiderueshme të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara në qarkullim”.
“Ceremonia e nënshkrimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Bankës së Shqipërisë. Kjo marrëveshje shënon kurorëziminn e një pune voluminoze të nisur 5 vite më parë. Megjithëse njerëzit gjithnjë e më shumë po përdorin pagesat digjitale, paraja fizike mbetet domosdoshmëri dhe luan rol të rëndësishëm në jetën e gjithsecilit prej nesh.
Parandalimi dhe mbrojtja e monedhave ndaj falsifikimit është një sfidë e përbashkët e të gjithë autoriteteve kompetenteve. Ndaj bashkëpunimi mes tyre është domosdoshmëri për parandalimin dhe goditjen e fenomenit të falsifikimit të monedhave në vendin tonë.
BSH ka marrë hapa konkret për të parandaluar falsifikimin dhe për të ruajtur besimin e publikut tek monedha kombëtare leku. Në periudhën 2019-2022, BSH emetoi dhe hodhi në qarkullim serinë e re të kartëmonedhave shqiptare me elementë të reja sigurie, duke i bërë këto kartëmonedhave më të sigurta ndaj falsifikimit. Të dhënat më të fundit tregojnë se ka një rënie të konsiderueshme të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara në qarkullim.
Për vitin 2022 janë 343 copë kundrejt një gjendje mesatare të kartëmonedhave në qarkullim prej 127 milionë copë, ose 2 copë monedha të falsifikuara për 1 milionë copë në qarkullim, kundrejt 5 copë monedha të falsifikuara që ishin në 2021.
Ndërsa sa i përket monedha metalike, prerja 50 lekë vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar në sasi të papërfillshme vetëm në 79 copë në 2022, kundrejt 250 milionë copë monedha në qarkullim. Treguesi i ulët i kartëmonedhave dhe monedha shqiptare të falsifikuara, kundrejt kartëmonedhave dhe monedha në qarkullim, e rendit Shqipërinë ne një ndër vendet me treguesin më të ulët të monedhave të falsifikuara në qarkullim. Pavarësisht shifra të ulta, jemi të vetëdijshëm se duhet të jemi më vigjilent pasi falsifikuesit përpiqen të ecin me hapin e teknologjisë të reja për aktivitet e tyre kriminale.
Në këtë frymë, BSH, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë sot këtë marrëveshje bashkëpunimi si një përpjekje e mëtejshme për të forcuar kuadrin institucional dhe për të qartësuar protokollin operacional të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së monedhave kundër falsifikimit.
E shtrin bashkëpunimin jo vetëm në monedhën kombëtare lekë por edhe në monedhën Euro. BSH ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Bankën qendrore evropiane për shkëmbimin e informacionit në fushën e mbrojtjes së kartëmonedhave euro nga falsifikimi. Kjo marrëveshje respekton punën e pavarur institucionale të secilës palë në zbatim të ligjit”, tha Sejko./albeu.com