Kamerat e fisit Bajri në Shkodër, Berisha: Tregojnë fuqinë e mafias, policia bën të paditurin

Policia, dy ditë më parë,  ka çmomntuar 21 kamera të vendosura në shtyllat elektrike, në rrugë, që ishin vënë nga fisi i Bajrajve, për të mbledhur informacion, në Dobraç të Shkodrës.

“Mbështetur nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë çmontuar dhe sekuestruar 21 kamera të lidhura nëpërmjet celularit, nga të cilat 8 të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me këto kamera të sekuestruara, ku tha se tregojnë fuqinë e mafias dhe se i gjithë vendi vëzgjohet nga kamera të tilla.

“Vendosja e Shkodrës në një sistem kamerash të specializuara nga organizatat kriminale, është dëshmia më flagrante e gjithë fuqisë së mafias në këtë vend. Mendoni ju se është vetëm Shkodra? Absolutisht jo. Është çdo pjesë e këtij territori. Shkoni në Vlorë, nisuni në Elbasan, në Korçë, kudo jeni të filmuar”, tha Berisha.

Ai gjithashtu tha se policia e shtetit ose  ose bën të paditurin ose është bashkëpunëtor.

“Policia bën ose bashkëpunëtorin ose të paditurin. Denoncojnë në emër të PD mafien shtetërore si kërcënim për shqiptarët, Ballkanin dhe Eropën. Rama e ka shndërruar Shqipërinë në eksportues kryesor të krimit në Europë të pasigurisë. E shpall publikisht para shqiptarëve se zero tolerancë ndaj krimit do të jetë alternativa  e PD dhe opozitës.”, përfudon Berisha.


Shtuar 16.01.2023 12:35