Një 61- vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në Durrës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në lagjen nr. 13.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:00: në lagjen nr. 13 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen D. Sh., 23 vjeçe, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. B., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve:
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Albeu.com/