Nga MPB në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë se gjatë ditës së sotme është arrestuar një 55-vjeçare për denoncime të rrejshme për vendosje të bombave në shkolla të Shkupit.
Nga MPB shtojnë se bëhet fjalë për person me probleme shëndetësore.
“Më 12.01.2023, zyrtarët policorë kanë arrestuar A.K.(55) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se më datë 11.01.2023 nga celulari i saj ka telefonuar Drejtorinë për Inteligjencë Financiare në Shkup dhe ka raportuar rrejshëm se në shkollat e Shkupit janë vendosur mjete shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet përkatëse dhe është konstatuar se kallëzimi ka qenë i rremë ndërsa A.K. (një person me probleme shëndetësore) është gjetur dhe është ndaluar”, thonë nga MPB.