Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi ka folurr rreth hetimeve për gjetjen e bosit të kazinove, Ervis Martinaj.
Në konferencën e prezantimeve të arritjeve për vitin e kaluar dhe objektivave për 2023-in, Çuçi tha për gazetarët se policia po vazhdon hetimet për gjetjen e Martinajt.
Çuçi tha se policia do të bëjë deklarata publike vetëm kur të ketë në dispozicion prova të forta për fatin e Ervis Martinajt. Më tej ai tha se policia e shtetit nuk ka asnjë shkop magjik që të zbardh rastin e Martinajt menjëherë.
Çuçi: Pa diksutim që ka pas një vëmendje të posaçme për të zbardhur mjegullën rreth fatit të Martinjat. Policia e shtetit vazhdon të bëjë punën për ta zbardhur këtë ngjarje, por edhe ka komunikuar me publikun për këtë gjë. Ju jeni informuar. Policia e shtetit vepron sipas ligjeve, ka përgjegjësi ligjore për të deklaruara një fakt të caktuar. Do të merrni përgjigje përfundimtare vetëm kur të ketë një provë të fortë. Pjesa e thashehemve, është i lirë t’i çdo kush, por sjanë çëshje e policisë. Nuk ka shkop magjik që të zbardh ngjarjen menjëherë.
Ervis Martinaj u shpall në kërkim në saj të operacionit “Golden Bullet”, pas rrëfimit të Nuredin Dumanit. Ky i fundit deklaroi se Martinaj i ka ofruar 500 mijë euro që ai të vriste Endrit Doklen. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti.
/Albeu.com/