“Rama jeton në depo uji”, Artan Hoxha rrëfen bisedën me shitësin e qepëve

Vjedhja e banesës së zyrtares në Kryeministri, Alda Klosi, nga pastruesja e saj dhe djali i kësaj të fundit, Rozeta dhe Havier Dobri, është një nga çështjet më të diskutuara për momentin.

Dy janë dilemat, si vodhi pastruesja një thes me para dhe nga i kishte marrë gjithë ato para zyrtarja Klosi.

Si duket kjo temë ka ngjallur kurreshtjen edhe të njerëve të thjeshtë, atyre të punës së ndershme, për të siguruar bukën e gojës.

Këtë e dëshmon gazetari investigatin Artan Hoxha, i cili përmes një postimi në Facebook, rrëfen bisedën me një fshatar që shiste qepë.

Ai e ka pyetur se, sa pastrues ka Rama në sarajet e tij në Surrel, ndërsa thekson si i sqaroi se shtëpia e Ramës është si depo uji. Dhe me ironi shkruan se pastrohet me lavazhier.

“Nje fshatar nga Sovjani i Korces, ndersa po blija qepe tani ne dreke me pyeti:
O byrazer, po ky i gjati, sa pastruese ka te sarajet ne Surrel?!!
Ai nuk ka saraje o byrazer,- i thashe. Ka thjesht nje shtepi te madhe si depo uji, ku nuk ka nevoje per pastruese, se e pastron me lavazhier”, shkruan gazetari.


Shtuar 9.01.2023 17:51