Vrasësi i 27 vjeçarit në rrugën “5 Maji” në kryeqytet ka gënjyer para policisë.
Mësohet se arma me të cilën Marjus Dema vrau shokun e tij Mehmet Qemën, është e tij ndryshe nga se Dema deklaroi se e kishte dërguar vetë Qema në lokalin ku ishin mbledhur me shokët e tyre.
Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se Dema bashkë me miqtë e tij kanë prishur provat materiale në mënyrë që të mos zbardhej krimi i rëndë që i mori jetën 27-vjeçarit. Vetë Dema tha një natë më parë pasi u vetëdorzua në polici se pistoletën e kishte gjetur Qema në rrugë.
Sipas tij, nuk e dinte që arma ishte e mbushur dhe ka qenë një vrasje aksientale.