Tetë persona vdiqën në Utah, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur një 42-vjeçar amerikan vrau pesë fëmijët, gruan dhe vjehrrën e tij përpara se të vriste veten.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se sulmuesi kreu vetëvrasje pasi fillimisht vrau shtatë persona në shtëpinë e tij, njoftuan sot autoritetet e qytetit të Enokut.
Michael Haight qëlloi gruan e tij 40-vjeçare, pesë fëmijët (nga 4 deri në 17 vjeç) dhe vjehrrën e tij 78-vjeçare përpara se të kthente armën drejt vetes.
Oficerët e policisë zbuluan kufomat pasditen e së mërkurës, duke iu përgjigjur thirrjes së fqinjëve të familjes.
Të gjitha viktimat kishin “plagë me armë zjarri”.
Guvernatori republikan i Utah -s , Spencer Cox, u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të luten për 7000 banorët e qytetit Enoch, i cili është tronditur nga ky krim i tmerrshëm.
Dhimbjen për viktimat e ka shprehur edhe çifti presidencial i SHBA-së.
“Shumë amerikanë kanë humbur të dashurit ose kanë parë jetën e tyre të përmbyset nga dhuna me armë “, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre./Albeu.com/