Pikërisht një javë më parë, Roma njoftoi nënshkrimin e José Mourinho përmes kanaleve të saj zyrtare të komunikimit.
Një lajm që rindezi entuziasmin e tifozëve verdhekuq.
Trajneri aktualisht është në Londër, duke pritur fundin e sezonit dhe lamtumirën e Paulo Fonseca.
Ndërkohë, “Special One” ka bërë disa deklarata për “XTB.com”.
“Kur marr vendime të rëndësishme, sigurohem që të kem të gjitha informacionet që duhen. Kjo është strategjia më e mirë, sepse është e pamundur të marrësh vendime pa i ditur të gjitha detajet dhe duke marrë kohë për t’i kuptuar ato. Ne nuk lejojmë që presionet e jashtme të ndikojnë në atë që bëjmë nga brenda. Presionet janë gjithmonë të pranishme në futboll, ne përqendrohemi në bazat dhe përgatitjen tone dhe mirëmbajmë një ambient argëtues, por profesional dhe të përkushtuar”.