Maqedonia e Veriut rrit çmimin e naftës

Nga mesnata është rritur çmimi i derivateve të naftës, në Maqedoninë e Veriut.

Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi rritjen e çmimeve me pakicë të karburanteve mesatarisht për 1,68 % .

Çmimi me pakicë i benzinës Eurosuper BS-98, Dizelit dhe vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri rritet për 1.5 denarë, ndërsa benzina Eurosuper BS-95 shtrenjtohet për 2 denarë për litër. Nga mesnata benzina Eurosuper BS-95 do të kushtojë 79denarë, BS-98 do të kushtojë 81 denarë, ndërsa Dizeli 81.5 denarë për litër./alsat


Shtuar 4.01.2023 09:10