Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vizitoi Kroacinë, vendin më të ri anëtar të Bashkimit Evropian Këtë të dielë, Ursula von Der Leyen ishte këtë të dielë në vendin që e nisi vitin si pjesë e lëvizjes së lirë Shengen dhe monedhës evropiane Euro.
Presidentja e konsideroi një ditë feste, momentin që shënon një fillim të ri për vendin e vogël ballkanik prej 4 milionë banorësh.
“Kjo është mbi të gjitha një ditë gëzimi dhe krenarie për popullin kroat. Është dëshmi e rrugëtimit tuaj të jashtëzakonshëm, punës suaj të madhe dhe vendosmërisë tuaj. Është një ditë feste jo vetëm për kroatët, por për të gjithë shtetasit evropianë. Nga ky moment, kufijtë ndërkombëtarë mund të kalohen lirisht pa kontroll. Sot bëheni pjesë e një komuniteti prej 347 milionë evropianësh që përdorin Euron në jetën e tyre të përditshme. Euro na bën më të fortë brenda vendit. Lehtëson investimet dhe tregtinë ndërkufitare, duke e bërë ekonominë më të gjallëruar. Ndihmon në krijimin e vendeve të punës. Sjell stabilitet makroekonomik dhe besueshmëri. Si monedha e dytë më e rëndësishme në botë, Euro na bën më të fortë në skenën botërore”, tha Von der Leyen.
Kroatët do të jenë tashmë ndër 420 milionë njerëzit që mund të lëvizin lirisht pa pasaporta në të 27 vendet anëtare. Futja në Eurozonë i jep Kroacisë avantazhet e marrëdhënieve më të forta financiare me monedhën e 19-të vendeve të tjera që kanë monedhën Euro, si dhe me Bankën Qendrore Evropiane.