Zjarr në një fasoneri në Pogradec, merr flakë çatia gjatë punimeve

Një fasoneri, në pronësi të G.G., është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, pasi në një pjesë të çatisë së fasonerisë po kryheshin punime për izolimin e saj. Paraprakisht raportohet se nga flakët nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 31.12.2022, rreth orës 15:50, në lagjen nr. 2 Pogradec, ka rënë zjarr në një fasoneri në pronësi të shtetasit G. G. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, pasi në një pjesë të çatisë së fasonerisë po kryheshin punime për izolimin e saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 31.12.2022 16:47