Dizajnerja e modës Dame Vivienne Westwood ka vdekur në moshën 81-vjeçare. Në një deklaratë në Twitter, shtëpia e saj e modës tha se ajo vdiq në mënyrë paqësore dhe e rrethuar nga familja e saj në Clapham.
Westwood bëri emër me stilet e saj ‘punk’ dhe ‘new wave’ në vitet 1970 dhe vazhdoi të vishte disa nga emrat më të mëdhenj të modës.
Bashkëshorti i saj Andreas Kronthaler tha: “Do të vazhdoj me Vivienne në zemrën time. Ne kemi punuar deri në fund dhe ajo më ka dhënë shumë gjëra për të vazhduar.