Ronaldo “Fenomeni” me mesazhin e ndjerë për Pele: Talenti juaj është një shkollë që duhet ta kalojë çdo lojtar

Mes personaliteteve botërore, që kanë reaguar mbi vdekjen e legjendës braziliane, Pele, është dhe Ronaldo fenomeni.

Në një postim në “Twitter”, Ronaldo e konsideron veten me fat dhe të nderuar, që ka qenë një ndër pasardhërsit e “O’Rey”, në kombëtaren braziliane.

“Është një nder i madh të jem pasardhësi juaj, miku im.

Talenti juaj është një shkollë që duhet të kalojë çdo lojtar. Trashëgimia juaj kapërcen brezat, dhe për shkak të kësaj, ju do të jetoni përgjithmonë. Sot dhe gjithmonë do t’ju nderojmë.

Faleminderit Pele. U prefsh në paqe”,- ka shkruar në Twitter ish-sulmuesi i Brazilit. /albeu.com


Shtuar 29.12.2022 22:42