Punonjësja e tyre u kap me drogë në Pogradec, reagon AKSHI: Kemi nisur procedurat e shkarkimit të saj

Ditën e sotme është arrestuar një 28-vjeçare në Pogradec, e cila u kap me 58 kg drogë në Pogradec. Bëhet fjalë për punonjësen e AKSHI-t Erisa Fero, e cila konkretisht është specialiste pranë sektorit përkatës të e-Albania.

AKSHI njofton se ka nisur puna për shkarkimin e saj nga puna

Njoftimi i plotë:

Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.

Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit./albeu.com


Shtuar 29.12.2022 13:24