Artan Hoxha: Ervis Martinaj bëri marrëveshje me Vangjush Dakon për bastet

Ditën e sotme policia dhe Forcat RENEA kanë hyrë brenda shtëpisë së Ervis Martinaj, mbretit të lojërave të fatit.

Për të folur mbi këtë aksion policor gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin ” Të Paekzpozuarit”.

Hoxha u shpreh se Martinaj kishte të bënte me shumë lidera të qeverisë një ndër to sipas tij është dhe Vangjush Dako.

Artan Hoxha: Së pari duhet të gjejmë përse u mbyllën bastet. Kjo përkon me momentin kur Ervis Martinaj u plagos dhe u arrestua pas ngjarjes në Bllok në 4 nëntor 2018.

Në media u shfaq një reklamë, Bast Arena, e cila mendohej se do të kontrollonte të gjithë tregun e lojrave të fatit dhe do të kalonin nga sistemi me pika fizike, në sistemin online që të kontrolloheshin edhe nga organet tatimore. U bë gati edhe ligji, u diskutua edhe në parlament. U bë gati që bota e lojrave të fatit, që dominohej nga Ervis Martinaj, 2613 pika basti kishte Martinaj.

Në botërorin e kaluar, ishte sponsor kryesor në reklama në të gjithë mediat pa përjashtim. Vis Martinaj, historinë e tij me botën e krimit, e ka nisur për të qenë faktor në lojrat e fatit.

Kur ndodhi ndryshimi i pushtetit dhe pushteti i ri kërkonte të merrte nën kontroll kanabisin dhe pastaj bastet, që janë narkotikët dhe bixhozit, dy të ardhurat kryesore të mafias.

Para se të bëhej operacioni i famshëm, Martinaj, duke e ditur se çfarë po ndodhte tentoi të bënte një marrëveshje me ata që do të vinin në pushtet, sepse ai njihej si lidhje e fortë e atyre që u larguan nga pushteti, pra të djathtës. Edhe prej traditës familjare, miqësive të babait, etj.

Ky që në 2013, kur pushteti tentoi ti marrë lojrat e fatit, ai u kundërpërgjigj dhe njeriu që ai goditi, cilësohej si njeriu më i afërt që kishte sponsorizuar fushatën e ministrit të brendshëm të asaj kohe (Saimir Tahiri).

Në 2018, kur u arrestua Martinaj u fut kjo Bast Arena. Kush ishte Bast Arena? Ishte një person që është sot non-grata, jo këtej nga PD por nga PS-ja, Vangjush Dako. Ishin edhe disa personazhe të tjera. Turqit ishin mbulimi.

Rama, i vënë para përgjegjësisë, duke ditur cfarë përfaqësonin lojrat e fatit, që ishin 70 milionë euro në vitë dhe punësoheshin 14 mijë njerëz, kryeministri pa lajmëruar askënd, një ditë të bukur i futi një firmë…

Menjëherë, kam dalë dhe kam thënë që tani që ka ndodhur kjo gjë Martinajt, do të keni zhvillime te lojrat e fatit. Të mërkurën kryeministri bëri audiencën me këtë presidentin e FSHF-së, Armando Duka…

Vis Martinaj, fati dhe historia e tij, duam apo nuk duam, ishte e lidhur me industrinë e lojrave të fatit. Kur u shpallën të paligjshme, Martinajt iu rritën të ardhurat sepse nuk paguante taksa, i merrte të gjithë fitimin për vete”, deklaroi Hoxha.

Klodiana Lala: Martinaj, po të shohësh, bëri marrëveshje me Vangjush Dakon. E dini kush është grupi kriminal që është hetuar dhe po hetohet, për rastin e Martinajt? Janë Avdylajt e Shijakut, të cilët në dosjen 339 dilnin në përgjime me Vangjush Dakon për shitblerjen e votës.

Martinaj në thelb, kishte miq dhe armiq në politikë por kishte future tentakulat gjithandej.


Shtuar 26.12.2022 22:03