Urithët po plotësojnë një sërë karakteristikash të jashtëzakonshme që po intrigojnë zoologët dhe studiuesit mjekësorë në mbarë botën. Këto specie jetojnë mesatarisht 30 vjet, janë rezistent ndaj sëmundjeve kronike, përfshirë diabetin dhe kanë një sistem riprodhues intrigues. Kafshët ofrojnë gjithashtu përfitime mjedisore duke vepruar si “inxhinierë të ekosistemeve” dhe duke përmirësuar biodiversitetin në tokë kur gërmojnë për të bërë fole.
Imun ndaj plakjes dhe dhimbjes, këto krijesa me pamje të çuditshme kanë magjepsur prej kohësh shkencëtarët. Tani kërkimet po zbulojnë se ato mund të shërbejnë për të kuptuar një sërë sëmundjesh njerëzore, si kanceri dhe plakja. Shkencëtarët besojnë se urithët kanë avantazhe të veçanta për kërkimin mjekësor.
Të gjetur në natyrë në Kenia, Etiopi dhe Somali, urithët jetojnë në koloni prej rreth 70-80 anëtarësh. Këto koloni drejtohen nga një mbretëreshë dhe ndjekin një hierarki strikte. Një nga veçoritë e tyre më unike është se është e vështirë të thuhet saktësisht se sa vjeç është një urith, pasi ata tregojnë shenja të kufizuara të rënies fizike.
Ndërsa njerëzit mund të bëhen në mënyrë progresive të rrudhur, gri ose më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve kronike, “shenjat standarde të plakjes që do të prisni të shihni në shumicën e gjitarëve nuk duket se ndodhin në të vërtetë”. Ata nuk kanë ndryshime të rëndësishme në funksionin kardiak, përbërjen e trupit, cilësinë e kockave ose metabolizmin.
Në natyrë, shkaku kryesor i vdekjes së këtyre specieve është grabitqari nga kafshët si gjarpërinjtë. Është një pamje shumë e ndryshme nga shkaqet e zakonshme të vdekjes tek njerëzit. Kërkuesi Ewan St John Smith thotë se:
Një në dy njerëz ka të ngjarë të sëmuret nga kanceri. Urithët nuk kanë gjasa për të zhvilluar kancer, por në të kundërt, ato pothuajse kurrë nuk preken nga kanceri, është shumë e rrallë.
Për këtë arsye, shkencëtarët po mendojnë të fusin në laboratorë këto urithë për të parë zhvillimin e sistemit të tyre imunitar, e pse jo, për të parë çdo lloj mundësie përshtatjeje tek njerëzit, duke qenë se sëmundja e kancerit por përhapet çdo vit dhe më shumë e po merr çdo ditë jetë njerëzish.