Paketat e cigareve do të kushtojnë më shtrenjtë nga muaji janar.
Rritja e akcizës do të godasë tregun e duhanit, si pjesë e fushatës për reduktuar numrin e duhanpirësve.
Paketat e cigareve do të kushtojnë 20 deri 30 lekë më shtrenjtë se sot raporton Euronews. Veç tyre, edhe nënproduktet e tjera të duhanit, do të shtrenjtohen. Vendimi për ndryshim të masës së akcizës, stimulon këtë rritje, duke goditur direkt xhepat e duhanpirësve.
Politika e rritjes së taksës është afatgjatë dhe rritja e përvitshme synon të reduktojë konsumin dhe vdekshmërinë në popullatë.
Kjo politikë duket se ka funksionuar vitet e fundit, ku importet kanë rënë me rreth 1000 tonë që nga vitet 2005-2010.
Për pasojë edhe numri i duhanpirësve në raport me popullsinë ka rënë në 23%, madje edhe në raport me vendet fqinje dhe Bashkimin Europian.
Sa i përket nivelit të taksimit në Shqipëri, ai mbetet larg normës së Bashkimit Europian, ku akciza është 90 euro/kg.