Shërbimet britanike e konfirmojnë: Koreja e Veriut ka furnizuar me armë trupat e Putinit

Britania e Madhe në një deklaratë zyrtare ka thënë se pajtohet me vlerësimin e SHBA-së se Koreja e Veriut i ka dërguar armë grupit famëkeq rus ‘Wagner’.

Zyra e Jashtme britanike shtoi se masa është në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa sekretari James Cleverly tha: Fakti që Putin po i drejtohet Koresë së Veriut për ndihmë është një shenjë e dëshpërimit dhe izolimit të Rusisë. Ne do të punojmë me partnerët tanë për të siguruar që Koreja e Veriut të paguajë një çmim të lartë për mbështetjen e luftës ilegale të Rusisë në Ukrainë.

Shefi i Wagner Group, Yevgeny Prigozhin ka qenë nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 2020, ndërsa në nëntor 2022, Britania sanksionoi dy individë për rekrutimin e të burgosurve në Grupin Wagner, i cili ka qenë i lidhur me disa nga mizoritë më të këqija në luftën në Ukrainë.


Shtuar 22.12.2022 19:53