Dëmtohet nga vinçi teksa punonte në kantier, plagoset rëndë 44-vjeçari në Dhërmi, në gjendje të rëndë tek Trauma

Një 44-vjeçar i identifikuar si Elton Sinanaj është plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në kantierin e ndërtimit ku punonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dhërmi.

Sinanaj është dëmtuar nga vinçi. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nuk janë zbardhur ende detaje nga rrethanat e ngjarjes.


Shtuar 22.12.2022 20:05