“Palaço, zagar”, grupi i PD-së kërkon masë disiplinore ndaj Ramës, i dërgon shkresë Kuvendit

Grupi i PD kërkon masë disiplinore ndaj kryeministrit Rama për sjelljen e tij në seancën e sotme.

Deputetët Enkelejd Alibeaj, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Eralda Bano, Kreshnik Çollaku, Xhelal Mziu dhe Bledjon Nallbati kanë firmosur shkresën drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kërkesa për marrjen e masës ndaj Ramës erdhi pas debatit të fortë mes kryeministrit e deputetit Gazment Bardhi që përfundoi me përjashtimin e këtij të fundit.

Seanca parlamentare u përfshi në debate dhe akuza të ashpra ku nuk munguan as fyerjet. “Palaço  dhe ordiner”, ishin fyerjet e drejtuara të kryeministrit Edi Rama ndaj deputetit Gazment Bardhi./albeu.com


Shtuar 22.12.2022 17:31