FIFA publikon renditjen e re të kombëtareve, Brazili, Argjentina e Franca ndajnë podiumin

FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare, ku vendin e parë ashtu si para 2 muajsh e mban po Brazili me 1840.77 pikë.

Në vendin e dytë kemi ndryshime, pasi me fitoren e Kupës së Botës, Argjentina tashmë renditet e dyte me 1838.38 pikë, ndërkaq Franca ka rënë një shkallë më poshtë në podium duke u pozicionuar si e treta tashmë me 1823.39 pikë.

Përsa i përket Kombëtares tonë nuk ka ndryshime, teksa renditet në vendin e 66-të me 1353.03 pikë, ndërsa kombëtarja e Kosovës ndodhet në vendin e 107-të, me 1187.02 pikë

Top 10 renditjet janë si më poshtë:

1.Brazili (1840.77 pikë);
2.Argjentinë (1838.38);
3.Franca (1823.39);
4.Belgjika (1781.3);
5.Anglia (1774.19);
6.Holanda (1740,92);
7.Kroacia (1727,62);
8.Itali (1723,56);
9.Portugalia (1702,54);
10.Spanja (1692.71).


Shtuar 22.12.2022 17:34