Detaje të reja janë mësuar ditën e sotme nga ekzekutimi i Erigers Mihasit mikut të të shumëkërkuarit Ervis Martianaj.
Albeu.com ka mundur të sigurojë videon ku shihet se Erigers Mihasi del nga shtëpia dhe hyn sërish duke vrapuar.
@albeu.com Videoja e fundit e shokut te Ervis Martinajt, Erigers Mihasi para se te ekzekutohej #erigersmohasi #albeu #ervismartinaj #astir #martinaj #ervis #audi #tirana #albania ♬ Дикая львица – ALEX&RUS
Kujtojmë se ekspertët kanë bërë të ditur se atentatorët kanë goditur 40 herë ndaj 32-vjeçarit dhe 26-vjeçarit. Nga këto goditje me kallashnikov, 13 plumba goditën Mihasin, ku kanë rezultuar fatale dy plagët në qafë. Ndërsa viktima tjetër, Armando Dumani u qëllua me katër plumba.
Ngjarja e 13 nëntorit tronditi Tiranën duke rikthyer edhe sërish atentatet mafioze. Hetuesit po hetojnë si motivin kryesor mes bandave kriminale. Mendohet se në këtë atentat kanë marrë pjesë 3 persona: Dy atentatorët dhe shoferi. Pas krimit, u gjet në Thumanë një automjet i djegur, ku brenda makinës ishin futur dhe dy kallashnikovë.
Erigers Mihasi u vra vetëm 24 orë pasi ishte kthyer nga Gjermania. Ndërkohë pritet të zbardhen të tjera detaje që çuan në vrasjen e dy të rinjve në Astir./albeu.com