“As buzët e fryra dhe as hunda pipiruqe”, kjo është e “bukura” për Dojna Memën

Dojna Mema është një nga moderatoret që flet gjithmonë hapur për çështjet që e shqetësojnë. Së fundmi, ajo është shprehur e nxehur me konceptin e “të bukurës” në ditët e sotme.

Përmes një postimi në Instastory, Dojna ka marrë shembull disa nga ikonat e bukurisë ndër vite, duke thënë se në ditët e sotme bukuria nuk duhet të karakterizohet nga hunga e vogël, buzët e fryra dhe format perfekte fizike.

Bukuria vjen në të gjitha format dhe ngjyrat. Janë të gjitha copëzat tona që na bëjnë autentik, të veçantë e shumë herë më të bukur se sa standartet e pavërteta të estetikës që ofrohen sot. Të gjitha gratë që solla i përkasin periudhave të ndryshme e janë po njësoj sot Ikona të së bukurës, jo për hundën pipiruqe, as buzët e fryra e aq më pak format fizike. Energjia, karakteri dhe sharmi që buron së brendshmi kornizon dhe një fytyrë apo trup jo perfekt që e bën kështu t’i rezistojë kohës e të gjitha tendencave që ikin e vijnë“, ka shkruar ajo.

Sa i përket vetes, Dojna ka thënë më herët që nuk ka bërë as një ndërhyrje estetike dhe se është origjinale.


Shtuar 18.12.2022 13:01